Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Uruguajani Forlan merr Topin e Artë 2010
English

Uruguajani Forlan merr Topin e Artë 2010

Johanesburg, 12 Korrik, NOA – Me performancën më të mirë të tij, si edhe pesë golat e shënuar gjatë kampionatit Botëror të futbollit “Afrika e Jugut 2010”, lojtari i ekpit kombëtar të Uruguajit, Diego Forlan ka arritur të ‘rrëmbejë’ Topin e Artë që jepet për lojtarin më të mirë të këtij evenimenti çdo 4 vjet.

Sulmuesi i njohur i ekipit “Atletico Madrid”, është shpallur futbollisti më i mirë i Kampionatit Botëror, duke mposhtur kështu për këtë çmim pretendentët e tjerë të tij Uesli Shnajder edhe David Vilan.

Ndërkaq, Tomas Myler ka arritur që me pesë golat e shënuara në këtë Botëror, si edhe tre asistimet e tij ndaj shokëve të skuadrës, të fitojë Këpucën e Artë të Botërorit, si golashënuesi më i mirë.

Por Myler gjithashtu e fitoi çmimin e futbollistit më të mirë të ri të Botërorit “Afrika e Jugut 2010”, duke lënë pas tij në renditje për marrjen e tij Andre Ayeu të Ganës dhe Giovanni Dos Santosin e Meksikës.

Në fund, portierit Iker Casillas, i cili ishte në të njëjtën kohë edhe kapiteni i kombëtares spanjolle në këtë kampionat botëror, iu dha çmimi Doreza e Artë, për ndërhyrjet e tij fantastike në pritje të topave gjatë ndeshjes finale.

n.e/NOA

KOMENTE