Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Polici: Trafiku I Të Miturve, Arrestohet Një I Ri Nga Berati
English

Polici: Trafiku I Të Miturve, Arrestohet Një I Ri Nga Berati

TIRANË, 13 Korrik/ ATSH / - Policia e kryeqytetit ekzekutoi të hënën urdhër-ndalimin e Prokurorisë së Tiranës ndaj një të riu nga fshati Vodicë i Beratit, i dyshuar për "trafikimin e të miturve". Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës, thanë të martën për ATSH-në se, "në prangat e Policisë ka përfunduar shtetasi Ermal Cani, i dyshuar për veprën penale të "trafikimit të të miturve". Për veprën penale të "armëmbajtjes së armëve të ftohta", blutë e Tiranës ekzekutuan dje edhe urdhërin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për 25-vjeçarin Ilir Xhana, i dënuar me " 6 muaj heqje lirie" për "prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta". Nën akuzën "vjedhje e një banese" në Golem të Kavajës, u arrestua nga policia lokale shtetasi Kujtim Daka, 43 vjeç, banor i zonës. Materialet hetimore në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës./m.sh//n.m/
KOMENTE