Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ps:Topalli Të Japë Shpjegime Për Pasurinë E Saj
English

Ps:Topalli Të Japë Shpjegime Për Pasurinë E Saj

TIRANË, 13 Korrik/ATSH/.- Partia Socialiste kërkoi sot nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, që të japë shpjegime publike për pasurinë e saj. "Jozefina Topallit të dalë publikisht e të shpjegojë sesi ka mundësi që gjatë vitit të shkuar, kur shqiptarët varfëroheshin nga kriza ekonomike, ajo e ka shtuar pasurinë e saj me 33 milionë lekë vetëm nga të ardhurat si kryetare e Kuvendit", deklaroi sot për mediat deputetja e PS-së, Shega Ligori. Sipas saj, "spikerja e Kuvendit jo vetëm që nuk dëshiron të bëjë transparencë, por nuk ka as guximin të dalë publikisht e të japë llogari përpara shqiptarëve sesi po pasurohet me taksat e tyre". Akuzat e sotme të deputetes Ligori për pasurinë e kryetares Topalli pasojnë ato të një dite më parë. Ndaj tyre, administrata e Kuvendit reagoi përmes një deklarate ku shprehet se "është e hapur t'i japë kujtdo shpjegime për çdo qindarkë të shpenzuar nga ky institucion". /a.s/s.s./
KOMENTE