Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bullgari - Ish-Kryeministri Stanishev Akuzohet Për Zhdukje Dokumentesh Të Rëndësishme
English

Bullgari - Ish-Kryeministri Stanishev Akuzohet Për Zhdukje Dokumentesh Të Rëndësishme

E SOFJE, 14 korrik /ATSH-MIA/ - Prokuroria bullgare sot ngriti akuzë kundër ish-kryeministrit bullgar, Sergei Stanishev për zhdukje të shtatë raporteve të besueshme gjatë mandatit të tij. "Zyra e Prokurorisë në Sofje ngriti akuzë kundër Sergei Stanishevit për shkak të zhdukjes së shtatë dokumenteve", thuhet në njoftimin e prokurorisë. Në të shtohet se nga dokumentet e zhdukura, tre janë përgatitur nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë, dy nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga një nga Ministria e Mbrojtjes dhe NATO-ja. Prokuroria refuzoi të bëjë të ditur se çfarë mendon se ka ndodhur me dokumentet e zhdukura si dhe të zbulojë më shumë hollësi për përmbajtjen e tyre, që paraqet sekret shtetëror. Stanishev, i cili ishte kryeministër i Bullgarisë gjatë viteve 2005-10, ndërsa tani është lider i Partisë Socialiste në opozitë, i përshkruajti akuzat si politikisht të motivuara. "Nuk ka dyshim se organet hetimore dhe prokuroria punojnë nën presionin e pushtetit ekzekutiv. Ata zbatojnë urdhërat e tyre politike", deklaroi Stanishev. Kryeministri Bojko Borisov, i cili pasoi Stanishevin, deklaroi se dokumentet e zhdukura përmbajnë hollësi për krimin dhe korrupsionin në vend. Borisov deklaroi tetorin e kaluar se të paktën nëntë raporte të besueshme për krimin, korrupsionin, kontrabandën dhe përforcimin e ndikimit energjetik të Rusisë janë zhdukur nga zyrat e qeverisë gjatë mandatit të paraardhësit të tij. Nëse gjykata konfirmon akuzën, Stanishev do të dënohet me dy vjet burg ose me gjobë./ a.jor.
KOMENTE