Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës: Bashkëpunimi, Mbi 100 Gra Dhe Vajza Të Dhunuara Nën Mbrojtjen E Shtetit
English

Durrës: Bashkëpunimi, Mbi 100 Gra Dhe Vajza Të Dhunuara Nën Mbrojtjen E Shtetit

DURRËS, 14 korrik /ATSH-Gëzim Kabashi/.- Pas denoncimit për dhunimin fizik dhe psikologjik, mbi 100 gra dhe vajza në qytetin e Durrësit, janë vënë nën mbrojtjen e shtetit. Burime zyrtare nga drejtoria e Policisë së Qarkut bënë të ditur të mërkurën për ATSH-në se, vetëm në Durrës, nga Gjykata e Shkallës së Parë, janë regjistruar 67 vendime për mbrojtje të mënjëhershme dhe nga 17 të tjerë përkatësisht në zonat e Shijakut dhe Krujës. Bashkëpunimi me Qendrën "Sot për të Ardhmen" dhe me specialistet e Zyrës për Barazinë Gjinore në bashkinë e Durrësit, kanë lehtësuar gjendjen psikologjike të grave të dhunuara më së shumti nga bashkëshortët e tyre. Sipas burimeve të policisë së Durrësit, në 9 raste, gratë e vëna nën mbrojtjen e shtetit janë akomoduar pranë një shoqate të specializuar në qytetin e Elbasanit. Raste të dhunës ka patur brenda familjes, ndaj nënave apo motrave, shumë prej të cilave më parë mbaheshin të fshehura për shkak të mungesës së ligjit apo zbatimit të tij./m.sh//a.ke/
KOMENTE