Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Egjipt - Shtatë Viktima Nga Shembja E Një Ndërtese Në Kryeqytet
English

Egjipt - Shtatë Viktima Nga Shembja E Një Ndërtese Në Kryeqytet

KAJRO, 14 korrik /ATSH-AFP/ - Shtatë persona kanë humbur jetën, në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga rrëzimi i një ndërtese që ndodhej në një lagje të njohur të pjesës së vjetër të Kajros, njoftoi agjencia egjiptiane e lajmeve Mena. "Shtatë persona mbetën të vdekur dhe një i tetë është plagosur rendë nga rrëzimi i një ndërtese banimi në lagjen Darb el-Ahmar, në qendër të Kajros", sipas agjencisë Mena. Trupat e shtatë viktimave janë nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës së rrëzuar, ndërkohë që i mbijetuari ka pësuar fraktura të rënda dhe të shumëfishta në trup. Shkaqet e rrëzimit të ndërtesës mbeten ende të panjohura. Në prill të vitit 2009, tre anëtarë të një familjeje mbetën të vdekur nga shembja e banesës së tyre dykatëshe në jug të vendit. Ndërkohë që në fund të vitit 2007, 35 persona mbetën të vdekur nga shembja e një ndërtese banimi 12 katëshe në Aleksandri, qytet i njohur në veri të Egjiptit./ /i.p/
KOMENTE