Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
GJND, më 22 korrik vendos për pavarësinë e Kosovës
English

GJND, më 22 korrik vendos për pavarësinë e Kosovës

Hagë, 14 Korrik, NOA – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do publikojë në datën 22 korrik vendimin e saj mbi legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.

Ky i fundit në fakt do të jetë në nivelin e një mendimi këshillë-dhënës, pa patur fuqi ligjore për të ndryshuar apo jo vendimin e pavarësisë së Kosovës, por gjithsesi, autoritetet kosovare janë të mendimit se ka për të ndikuar në rritjen e numrit të njohjeve të mëtejshme të Kosovës si shtet i pavarur.

Ndërsa autoritetet serbe duke shpresuar që Gjykata e Hagës të dalë kundër pavarësisë së Kosovës, shpresojnë se ky vendim do t’i ndihmojë ata në hapat e mëtejshëm për ta vënë në diskutim atë.

Mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës e ka kërkuar Kuvendi i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me kërkesën e Serbisë.

Gjatë debatit që është zhvilluar në këtë temë, nga data 1 deri më 11 dhjetor, 2009, përfaqësuesit e 14 shteteve kanë mbështetur legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa 12 të tjerë e kanë kundërshtuar atë.

n.e/NOA

KOMENTE