Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë - Thaçi Inicion Nxjerrjen E Një Ligji Antimafia
English

Kosovë - Thaçi Inicion Nxjerrjen E Një Ligji Antimafia

PRISHTINË, 14 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Kryeministri Hashim Thaçi, bëri të ditur sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, se në kuadër të angazhimeve për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës ka iniciuar nxjerrjen e ligjit antimafia për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit të pasurisë. "Në kuadër të angazhimeve tona për implementimin e plotë të kritereve demokratike si parakusht i domosdoshëm për t'u integruar në strukturat e Bashkimit Evropian, por edhe për të përmbushtur të gjitha sfidat që dalin në angazhimet tona për Raportin e Progresit, i cili pritet në vjeshtë, por edhe për të dëshmuar edhe në praktikë angazhimet tona për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës, kam inciuar nxjerrjen e ligjit antimafia", tha Kryeministri Thaçi. Ky ligj, sipas Kryeministrit Thaçi, ka për qëllim parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar përmes konfiskimit të pasurisë së personave të inkriminuar. Qeveria miratoi sot edhe Planin Hapësinor të Kosovës 2010-2020 si dhe p/ligjin "Për mbrojtjen e natyrës"./s.s./
KOMENTE