Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fizikanti iranian që tha se e kishte rrëmbyer CIA, kthehet në atdhe
English

Fizikanti iranian që tha se e kishte rrëmbyer CIA, kthehet në atdhe

Teheran, 15 Korrik, NOA – Ka mbërritur më në fund në Iran, pas odisesë 1-vjeçare të zhdukjes së tij, fizikanti bërthamor iranian, për të cilin u tha se ishte rrëmbyer nga shërbimi i fshehtë amerikan, CIA.

Shahram Amiri u kthye në atdheun e tij, duke u pritur në aeroport nga bashkëshortja dhe zëvendësministri i Jashtëm iranian.

Ndërsa televizioni shtetëror iranian njoftoi se Amiri kishte shpëtuar duke hyrë në përfaqësinë e Iranit në Uashington, e vendosur në ambasadën pakistaneze.

Fizikanti u zhduk para më shumë se një viti në Arabinë Saudite dhe për këtë, qeveria iraniane akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por qeveria amerikane i ka përgënjeshtruar disa herë akuzat për rrëmbimin e tij.

Shkencëtari bërthamor i Iranit, Shahram Amiri, ishte zhdukur në qershor të vitit 2009 në Arabinë Saudite, ndrësa të hënën u drejtua te ambasada e Pakistanit që përfaqëson interesat e Iranit në Uashington dhe kërkoi të kthehet në vend.

n.e/NOA

KOMENTE