Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Intesa Sanpaolo, Synon Zbatimin E Skemave Te Reja Per Microfinancimin E Sme
English

Intesa Sanpaolo, Synon Zbatimin E Skemave Te Reja Per Microfinancimin E Sme

ve - Zhvillon punimet në Tiranë mbledhja e Komitetit Drejtues për projektin e Mikrokredisë në vendet e Evropës Juglindore - TIRANE, 16 Korrik /ATSH-E.Xhajanka/- Banka Intesa Sanpaolo, synon të rrisë zbatimin e skemave të reja të mikrofinancimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri. Përfaqësues të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Bankës Intesa Sanpaolo diskutuan sot në Tiranë, për zbatimin e projektit të mikrokredisë në vendet e Evropër Juglindore, që synon të ndihmojë zhvillimin ekonomik me mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Drejtoresha e projektit Antonella Valmorbida bëri një panoramë mbi ecurinë e këtij projekti, i cili është i fokusuar në fazën e parë në vendet e Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë dhe Serbisë dhe synon që përmes Bankës Intesa Sanpaolo të zgjerojë zbatimin në vende të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe Shqipërinë. Duke u nisur nga një pasqyrë e Shërbimeve Microcredit në Shqipëri, mundësitë e tyre dhe vështirësitë, identifikimin e grupeve të mundshme (të tilla si gratë, ndërmarrësve të rinj, etj), Valmorbida theksoi, se një element tjetër për t'u shqyrtuar është dhe vlerësimi i kapaciteteve lokale (personelit, nevojat e trajnimit, raportet me njësitë lokale. "Qëllimi është për të analizuar perspektivën për skemën e Microcredit në Shqipëri për 2011/2013", tha ajo duke evidentuar se ky projekt është veçanërisht i efektshëm në Serbi, ku më shumë se 1 milion euro janë caktuar vetëm në katër muajt e fundit të vitit 2009, si dhe në Kroaci. Në Bosnje, vijoi ajo, konkurrenca e lartë ka krijuar disa vështirësi në fillimin e këtij projekti, por që gjithsesi po zbatohet mirë". 50% e kapitalit për Projektin e Mikrofinancimit, vjen nga Këshilli i Bankës Evropiane për Zhvillim, në një normë interesi më të ulët se kredia normale dhe 50% e mbetur jepet nga Banca Intesa Sanpaolo ose nëpërmjet bankave të saj lokale. a.s/
KOMENTE