Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kolumbi, dënohet italiani për pedofili: Një vendim historik
English

Kolumbi, dënohet italiani për pedofili: Një vendim historik

Kolumbi, 16 Korrik NOA - Një rezident italian në Kolumbi, u quajt fajtor për abuzim seksual të fëmijëve kundrejt një pagese. Ai është personi i parë i huaj që është dënuar në Kolumbi për turizëm seksual.

Për “Terres des Hommes”, OJQ-a e cila ka të bëjë me shfrytëzimin e fëmijëve, ky është konsideruar si një vendim historik. “Ky është një vendim historik, – ka përsëritur Raphael K. Salinari, president i kësaj organizate, – i cili më në fund thyen atë heshtje dhe bashkëpunim, që për shumë vite kishte rritur numrin e viktimave të prostitucionit të fëmijëve dhe mbulonte tutorët dhe konsumatorët”.

Së bashku me Paolo Pravisanin, u dënuan edhe dy gra, Hilda Martinez dhe Angilica Tovar, me akuzën e akteve seksuale me fëmijë nën 14-vjeç dhe bashkëpunëtore në stimulimin e prostitucionit dhe pornografisë së fëmijëve.

Çështja e u hap pas vdekjes për mbidozë të Yesid Torres, një punonjës 15-vjeçar i Pravisanisë, i cili njihej zyrtarisht si punëtorë vendas dhe u gjet më 23 shkurt 2009. “Terre des Hommes” ka raportuar 48 raste të abuzimit të fëmijëve, por deri më tani ishin të gjithë fajtorët ishin kolumbianë.

r.b/NOA

KOMENTE