Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pd:Bashkia E Tiranës Keqpërdor Taksat E Qytetarëve
English

Pd:Bashkia E Tiranës Keqpërdor Taksat E Qytetarëve

TIRANE, 16 Korrik/ ATSH, A.Gegvataj/. - Deputeti i Partisë Demokratike në Tiranë, Tritan Shehu inspektoi sot tregun në njësinë bashkiake nr.3 duke rikonstatuar mungesën dhe paaftësinë e Bashkisë Qendrore në drejtim të mbështetjes së jetës së qytetarëve dhe aktiviteteve ekonomike. Shehu, duke iu referuar tregtarëve në këtë njësi tha se "ata paguajnë rregullsisht taksat lokale, tarifen e ambjenteve dhe rezultati është tregu me pamjen e një qyteti mesjetar". Deputeti demokrat shprehu shqetësimin e tregtarëve dhe qytetarëve të kësaj zone, ku taksat janë shumë të larta ndërsa shërbimi që marrin është zero. "Është e papërgjegjshme dhe cinike të mos realizosh asnjë investim për të përmirësuar këtë gjëndje skandaloze duke përçmuar biznesin dhe vështirësuar jetën e banorëve. Njësia bashkiake nr.3 është krejtësisht jashtë funksioneve të saj duke u centralizuar çdo gjë tek bashkia qendrore, e cila nuk është e aftë apo nuk dëshiron të ndërhyjë. Këtu kemi të bëjmë me një keqpërdorim të plotë të të ardhurave nga taksat e larta lokale që paguhen nga qytetarët dhe biznesi për Bashkinë e Tiranës", u shpreh Shehu. Sipas tij "vetëm vota e njerëzve në zgjedhjet e ardhshme lokale mund ta ndryshojnë gjëndjen"./a.s/
KOMENTE