Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spitali i Psikiatrisë merr emrin e profesorit të njohur “Xhavit Gjata”
English

Spitali i Psikiatrisë merr emrin e profesorit të njohur “Xhavit Gjata”

Tiranë, 16 korrik, NOA – Emrin e prof. dr. Xhavit Gjatës, një nga themeluesit e shërbimit të psikiatrisë në vendin tonë, i shkolluar në Perëndim, në Francë, e mban nga sot spitali i Psikiatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Në ceremoni nuk munguan ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, Shefi i Shërbimit të Psikiatrisë Anastas Suli, si dhe mjekë, kolegë dhe të afërm të mjekut të nderuar.

Me ardhjen në Shqipëri, psikiatri i njohur Xhavit u përpoq të sillte copëza të kësaj kulture në shëndetësinë shqiptare, në spitale, në Fakultetin e Mjekësisë, dhe kudo ku ai shkoi për të dhënë përvojë.

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili tha në këtë ceremoni se “Spitali i Psikiatrisë, që sot kryen mbi 1150 shtrime në vit dhe 2500 konsulta, është zhvilluar falë punës së bërë nga mjeku prof. dr. Xhavit Gjata”.

Ministri Vasili e konsideroi veten me fat që ishte pikërisht ai ministri që firmosi vendimin për t’i dhënë spitalit të Psikiatrisë, emrin e profesorit të njohur.

“Do të mbetet një nga kënaqësitë e jashtëzakonshme të punës sime si ministër, sepse mendoj që shumë gjëra vijnë e shkojnë, por këto përjetime që kemi këtu do na shoqërojnë gjatë gjithë jetës”, pohoi ministri.

mit/NOA
KOMENTE