Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Iran - Ambasadorja E Zvicrës Kontrollohet Nga Policia
English

Iran - Ambasadorja E Zvicrës Kontrollohet Nga Policia

ZYRIH (Zvicër), 17 korrik /ATSH-AFP/ - Ambasadorja e Zvicrës në Teheran Livia Leu Agosti u kontrollua nga policia gjatë një udhëtimi në Iran dhe nuk u mbajt në burg për një kohë të shkurtër siç bënë të ditur media iraniane, njoftoi sot AFP-në një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme zvicerane. "Diplomatja zvicerane Livia Leu Agosti u kontrollua nga policia lokale gjatë një udhëtimi, ajo nuk u burgos", shtoi zëdhënësi i Departamentit federal të Punëve të Jashtme. Ky kontroll nuk do të ketë pasoja në marrëdhëniet diplomatike mes Bernës dhe Teheranit, shtoi ai. Sipas faqes së internetit të televizionit iranian në gjuhën angleze Press TV, që citoi një "burim të informuar" në Ministrinë e Jashtme, Agosti është burgosur nga zyrtarë të sigurisë lokale të mërkurën sepse identiteti i saj nuk ishte përcaktuar menjëherë". Ambasadorja u lirua disa orë pas arrestimit, njoftoi faqja e internetit. Misioni zviceran në Teheran përfaqëson interesat amerikane në Iran, sepse Shtetet e Bashkuara dhe Republika Islamike nuk mbajnë marrëdhënie diplomatike që prej më tepër se 30 vjetësh. /I.Pu.
KOMENTE