Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pll Mbështet Krijimin E Komisionit Parlamentar Për Masakrën E Tivarit
English

Pll Mbështet Krijimin E Komisionit Parlamentar Për Masakrën E Tivarit

TIRANË, 17 Korrik/ ATSH/- Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) mbështeti sot krijimin e komisionit parlamentar për hetimin e masakrës së Tivarit. Në një konferencë për shtyp, nënkryetari i PLL-së, Murat Basha u shpreh, se " ky është një veprim që duhet inkurajuar për zbardhjen e plotë jo vetëm të masakrës së Tivarit, por dhe të gjitha krimeve të tjera të ideuara dhe kryera nga kupola komuniste dhe veglat e saj". Sipas tij, "dënimi i krimeve të komunizmit është domosdoshmëri e vazhdueshme që do ta ndihmojë shoqërinë shqiptare për t'u shkëputur një herë e mirë nga e kaluara tragjike dhe për ta bërë atë më të shëndetshme në proceset integruese të vendit". Në seancën e fundit parlamentare, Kuvendi miratoi, vetëm me votat e maxhorancës, ngritjen e një komisioni hetimor që do të punojë për zbardhjen e së vërtetës së masakrës së Tivarit. Në këtë ngjarje, të ndodhur në vitin 1945, u vranë rreth 4500 persona./s.d/a.s/
KOMENTE