Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ps: Kriza Ekonomike Po Thellohet
English

Ps: Kriza Ekonomike Po Thellohet

TIRANË, 17 Korrik/ ATSH/- "Kriza ekonomike në vend po thellohet dhe ndryshimet në buxhetin e vitit 2010 janë të pajustifikuara", u shpreh sot në një deklaratë për mediat deputeti i PS-së, Ilir Beqja. Deputeti theksoi, se "edhe pas ndryshimeve buxheti do të jetë i dështuar në 6-mujorin e dytë të vitit". Sipas Beqes "vendi është në krizë dhe këtë e vërteton rritja e papunësisë" duke shtuar se "jeta e qytetarëve është shtrenjtuar pas rritjes së çmimeve, sidomos të energjisë elektrike". Prezantimi i p/ligjit për rishikimin e buxhetit të shtetit për vitin 2010 u bë javën e kaluar në Komisionin e Ekonomisë. Ministri i Financave Ridvan Bode vlerësoi se "p/ligji për disa ndryshime në ligjin për buxhetin e shtetit për vitin 2010 vjen pas një reflektimi disa mujor nga ana e qeverisë dhe merr në konsideratë nevojën për maturim në politikat që kanë të bëjnë me vitin 2010". Ky p/ligj pritet të shqyrtohet të hënën gjatë seancës së posaçme parlamentare./s.d/a.s/
KOMENTE