Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosovë - Qeveria Përshëndet Suksesin E Zgjedhjeve Në Partesh
English

Kosovë - Qeveria Përshëndet Suksesin E Zgjedhjeve Në Partesh

PRISHTINË, 19 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Qeveria e Kosovës përshëndeti sot mbajtjen me sukses të zgjedhjeve në komunën e re të Parteshit dhe uroi banorët e saj për fillimin e një kapitulli të ri të zhvillimit dhe prosperitetit. Përmes një deklarate për shtyp, qeveria thekson se , "do të jetë fuqimisht e angazhuar për bashkëpunim të gjithanshëm me institucionet komunale të Parteshit, të zgjedhura nga vota e lirë e qytetarëve. Inkurajojmë udhëheqjen komunale të Parteshit që në përkushtimet për krijimin e kushteve sa më të mira për gjithë qytetarët, do ta ketë përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës". Parteshi, komuna e katërt e re e Kosovës, nga pesë komunat e reja me shumicë serbe të Paketës Ahtisaari, me balotazhin e djeshëm, përmbylli zgjedhjet e saj të para lokale. Në tri komuna të reja, Graçanicë, Kllokot dhe Ranillug, ku zgjedhjet u mbajtën më 15 nëntor 2009, me kohë është bërë konstituimi i kuvendeve dhe qeverive lokale, ndërsa komuna e katër, Parteshi, do pasohet me të pestën, Mitrovicën e Veriut, ku është emëruar ekipi përgatitor komunal. Aty zgjedhjet pritet të zhvillohen në kuadër të Strategjisë Gjithpërfshirëse për Integrimin e Veriut./s.d//a.ke/
KOMENTE