Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy durrsakë ndiqen penalisht, goditën me mjete të forta dy vëllezër nga Prishtina
English

Dy durrsakë ndiqen penalisht, goditën me mjete të forta dy vëllezër nga Prishtina

Durrës, 20 korrik, NOA – Gjatë viteve të fundit një bum turistësh nga Kosova janë dyndur në bregdetin shqiptar. Syresh prej tyre janë bërë shpesh edhe pjesë konfliktesh.

Pas një konflikti për motive të dobëta në Durrës, dy durrsakë kanë goditur me mjete të forta dy vëllezër nga Prishtina, të cilët ndodhen me pushime në Durrës.

Policia pasi ka identifikuar autorët e ngjarjes, 20 vjeçarin me iniciale K.G. dhe 17 vjeçarin me iniciale G.Y, duke i proceduar ata penalisht në gjendje të lirë.

Sikundër njofton policia dy të rinjtë, banorë në Durrës, dje rreth orës 13.00, në lagjen 13 Durrës, ne afersi të Pistës Iliria, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur me mjete të forta dy vëllezërit nga Prishtina, 20 vjeçarin G.P., dhe vëllanë e tij, 18 vjeçarin F.P., të dy sipas policisë të lindur në Prishtinë dhe banues në SHBA.

Dy autorët e ngjarjes po ndiqen tashmë penalisht pasi në bashkëpunim kanë konsumuar veprën penale të prishjes së rendit e qetësisë publike.

mit/NOA
KOMENTE