Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
GTZ, program bashkëpunimi me Universitetin Politeknik
English

GTZ, program bashkëpunimi me Universitetin Politeknik

Tiranë, 20 Korrik, NOA – Nënshkruhet sot gjatë një ceremonie të veçantë Memorandumi i Bashkëpunimit midis Programit për Zhvillim Ekonomik dhe Nxitjen e Punësimit (EDEP), e zbatuar nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Teknik (GTZ), dhe Universitetit Politeknik të Tiranës.

Programi i GTZ-së “Zhvillimi Ekonomik dhe Nxitja e Punësimit”, i cili synon rritjen e konkurueshmërisë në ndërmarrjeve shqiptare të vogla dhe të mesme, ndër sektorët e ndryshëm mbështet edhe zhvillimin e mëtejshëm të industrisë shqiptare të Softuarit. Projekti ka në qendër të tij zhvillimin e Clusterit shqiptar të Softuareit, një strukturë kjo që synon promovimin e bashkëpunimit midis gjithë aktorëve shqiptarë të industrisë së softuerit, në sektorin publik dhe institucionet akademike.

Ky memorandum bashkëpunimi synon zhvillimin e mëtejshëm të industrisë shqiptare të softuarit përmes programeve të shkëmbimit akademik midis Shqipërisë dhe Gjermanisë, trajnimit të burimeve njerëzore në industrinë e IT, nëpërmjet zhvillimit dhe implementimit të shërbimeve inovative të Clusterit shqiptar të Softuarit, promovimit të shkëmbimit akademik mes dy vendeve në fushën e ICT etj.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë ambasadori gjerman, Bernd Borchardt si dhe ministri i Inovacionit dhe ICT, Genc Pollo.

n.e/NOA

KOMENTE