Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëvendosja: Qeveri dështake, jeton me paratë e diasporës
English

Vetëvendosja: Qeveri dështake, jeton me paratë e diasporës

Prishtinë, 20 Korrik, NOA – Në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u mbajt tribuna e tretë e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje!, ku temë e saj ishte “Bashkatdhetarët dhe Kosova, për njëri-tjetrin”.

“Bashkatdhetarët në të shkuarën dhe të tashmen, kanë qenë pjesë aktive e të gjitha zhvillimeve politike në Kosovë, duke përfshirë edhe vullnetarët në luftën e fundit si dhe kontributin financiar në të gjitha periudhat e përpjekjeve të popullit tonë për liri”, u shpreh Liburn Aliu, drejtues i Sekretariatit për Marrëdhënie me Jashtë në Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas tij, ndihmën financiare që bashkatdhetarët sjellin sot, në fakt mbulojnë dështimet e qeverisë së Kosovës.

“Pothuaj të gjitha të ardhurat nga diaspora sot përdoren për të ekzistuar, pra në konsum, dhe vetëm 3 përqind e tyre në investime”, shtoi Aliu.

Duke parashtruar më tej idenë se Kosova duhet të sigurojë lehtësimet për bashkatdhetarët tanë në marrëdhënie me shtetin, duke lehtësuar procedurat për marrjen e dokumenteve, heqjen e sigurimit për vetura që aplikohet sot në pikat kufitare dhe hapjen e konsullatave.

Gjithashtu, përfaqësuesi i Vetëvendosjes tha se duhet t’i kushtohet kujdes edhe organizimit të diasporës për interesat e saj, që ta bëjë atë më të suksesshme dhe më të integruar në jetën institucionale të vendeve ku jetojnë bashkatdhetarët.

“Një organizim i tillë do t’i ndihmonte diasporës sonë edhe në raport me Kosovën”, tha ai.

Në fund, fjalën e mori Fatmir Selimi, studiues i çështjes së shqiptarëve të shpërngulur në Turqi. Ky pyeti për mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje! të themelojë një ministri për diasporën.

n.e/NOA

KOMENTE