Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Itali - Policia Arreston 67 Persona Në Lidhje Me Organizatën Mafioze 'Ndrangheta
English

Itali - Policia Arreston 67 Persona Në Lidhje Me Organizatën Mafioze 'Ndrangheta

KOZENCA, 21 korrik /ATSH-ANSA/ - Policia italiane ka kryer sot disa arrestime në veri dhe në jug të vendit në një operacion kundër klaneve më të fuqishme të organizatës mafioze kalabreze 'Ndrangheta. "Gjashtëdhjeteshtatë arrestime u kryen në Foxha, Romë, Bolonjë, Breshia dhe Milano, një provë tjetër për shtrirjen e kësaj organizate në Italinë veriore", njoftoi policia italiane. Në Kalabri policia arrestoi dy biznesmenë dhe vëllezër të kryebashkiakes të qytetit Corigliano, Pasqualina Straface. Burime pranë hetimeve njoftuan se Marco dhe Franco Straface kanë lidhje me klanin. Klani dyshohet se ka përdorur një klub lokal futbolli për të pastruar para të zhvatura. 'Ndrangheta është klani mafioz më i fuqishëm në Itali dhe kontrollon tregtinë evropiane të kokainës. Bosi më i lartë i saj dhe drejtuesi i aktiviteteve në Lombardi, rajoni rreth Milanos, u arrestua javën e kaluar në një operacion që hodhi dritë mbi atë që më parë konsiderohej grupi mafioz më misterioz në Itali. /e.v/
KOMENTE