Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Flotilja - Okb Emëron Tre Ekspertët E Ngarkuar Me Hetimin E Pavarur
English

Flotilja - Okb Emëron Tre Ekspertët E Ngarkuar Me Hetimin E Pavarur

GJENEVË, 23 korrik /ATSH-AFP/ - Këshilli i të drejtave të njeriut të OKB-së emëroi sot tre ekspertët e ngarkuar me hetimin për sulmin izraelit kundër flotiljes së ndihmës në Gaza, në fund të majit, që ka shkaktuar nëntë të vdekur. "Tre ekspertë do të marrin pjesë në misionin e pavarur ndërkombëtar për përcaktimin e fakteve dhe do të kenë për detyrë të hetojnë lidhur me shkeljet e të drejtës ndërkombëtare, përfshirë të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të drejtat e njeriut që rezultojnë nga sulmi izraelit kundër flotiljes së anijeve që transportonin ndihmë humanitare", njofton OKB-ja në një komunikatë. Këshilli i të drejtave të njeriut vendosi më 2 qershor të vitit 2010 krijimin e një misioni të pavarur ndërkombëtar për parashtrimin e fakteve me qëllim shqyrtimin e sulmeve të rënda të ndërmarra nga forcat izraelite kundër autokolonës humanitare". Më 31 maj, komandot e marinës izraelite kanë sulmuar tragetin turk Mai Marmara i konsideruar si trageti admiral i kësaj flotiljeje, gjatë të cilit u vranë nëntë pasagjerë turq. Ekspertët e emëruar nga OKB-ja janë Karl Hudson-Phillips (nga Triniti dhe Tobago), gjykatës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare nga viti 2003 deri në vitin 2007, Desmond de Silva (Mbretëria e Bashkuar), kryeprokuror i Gjykatës së Posaçme për Sierra Leonen në vitin 2005 dhe Mary Shanthi Dairiam (Malajzia), e grupit të punës për barazinë e gjinive në Programin e OKB-së për Zhvillimin. /I.Pu.
KOMENTE