Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Lezhës: Kemi identifikuar vrasësin e të riut Fabian Nika
English

Policia e Lezhës: Kemi identifikuar vrasësin e të riut Fabian Nika

Lezhë, 23 korrik, NOA – Policia e Lezhës ka bërë të mundur identifikimin e autorit të vrasjes së 24-vjeçarit Fabian (Fabion) Tom Nika me banim në Shëngjin, Lezhë. Vrasja e të riut ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 01:30 pranë një bar-picerie në qytetin e Lezhës, në lagjen “Besëlidhja”.

Sipas policisë Nika ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Lezhës dhe më pas është dërguar ne Spitalin Ushtarak Tirane në gjendje kritike për jetën.

Si pasojë e plagëve të marra Nika ka ndërruar jetë megjithë kujdesin mjekësor që iu dha në një kohë të shpejtë, deklaroi policia lokale e cila e identifikon zyrtarisht të riun si Fabion Nika, 22 vjecar nga Lezha.

Nika është qëlluar me një pistoletë tip “TT”. Në vendin e ngjarjes u gjet një pistoletë TT si dhe një gëzhojë.

“Nga ana e policisë është bërë identifikimi i autorit të kësaj ngjarjeje, por që për arsye hetimi nuk bëhen të ditura detaje më të hollësishme”, deklaroi para disa minutash për agjencinë NOA, drejtues i Parë Muharrem Furriku, drejtor i Policisë së Lezhës.

NOA

KOMENTE