Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekon - Irani Nënshkruan Kontratë Me Një Shoqëri Turke Për Ndërtimin E Një Gazsjellësi
English

Ekon - Irani Nënshkruan Kontratë Me Një Shoqëri Turke Për Ndërtimin E Një Gazsjellësi

TEHERAN, 24 korrik /ATSH-AFP/ - Irani nënshkroi një kontratë prej një miliard eurosh me një kompani turke për ndërtimin e një gazsjellësi që do të eksportojë çdo ditë 60 milionë metra kub gaz në tre vjet në drejtim të Evropës, njoftoi sot shtypi lokal. "Kontrata për ndërtimin e një gazsjellësi prej 660 kilometrash arrin në një miliard euro dhe u nënshkruan në prani të ministrave iranian dhe turk të Naftës dhe Energjisë", njoftoi gazeta ''Arman'' duke cituar një komunikatë të Ministrisë iraniane të Naftës. Zëvendësministri iranian i Naftës, Javad Ouji si dhe drejtor i ndërmarrjes publike kombëtare iraniane ''Gas Company'' nënshkroi marrëveshjen me grupin privat turk ASB, sipas të njëjtit burim. "Me ndërtimin e një gazjellësi të ri, vendi ynë do të jetë i aftë të eksportojë 50-60 milionë metra kub gaz në ditë drejt Turqisë dhe Evropës në tre vjet'', konfirmoi Ouji, sipas të njëjtit burim./ /ec/ a.jor.
KOMENTE