Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
FMN: Testi i stresit, tregoi se duhet të kemi besim tek bankat
English

FMN: Testi i stresit, tregoi se duhet të kemi besim tek bankat

Uashington, 24 Korrik, NOA – Duhet të kemi më shumë besim në tregjet financiare dhe ato bankare. Kjo është thirrja që ka bërë shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, pas publikimit të rezultateve të të ashtuquajturit “testi i stresit” për 91 banka evropiane.

Ndërsa ministri amerikan i Financave, Tim Geithner sqaroi se Bashkimi Evropian, me anë të këtij stresi, ka dhënë më këtë një kontribut të rëndësishëm për transparencën e institucioneve financiare.

Kanë qenë vetëm 7 nga 91 banka evropiane nuk e kaluan dot të ashtuquajturin “testi i stresit”, të cilit iu nënshtruan dje në të gjithë Evropën, për të provuar sesa i fortë është sistemi bankar financiar në kohët e krizës.

Rezultatet për këto banka synojnë sigurimin e investitorëve se ato arrijnë të kenë baza të qëndrueshme në mirëfunksionimin e tyre, në mënyrë që ata të mos i tërheqin depozitat prej tyre.

Bëhet me dijeni se në këtë test janë përfshirë 4 bankat më të mëdha britanike, RBS, Lloyds, HSB, C dhe Barclays, të cilat paraqiten më të mundshmet për ta kaluar këtë test, sikundër edhe ato të Gjermanisë që renditen pas tyre.

n.e/NOA

KOMENTE