Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tronditet Athina, burri shqiptar masakron publikisht gruan pas nxitjes nga i biri
English

Tronditet Athina, burri shqiptar masakron publikisht gruan pas nxitjes nga i biri

Athinë, 24 korrik 2010 NOA – Një krim pasioni brenda familjes ka ndodhur sot në kryeqytetin grek Athinë ku një burrë ka qëlluar të shoqen fatalist kurse i biri është vënë në dispozicion të hetimit policor, nën akuzën e nxitjes së sulmit të dhunshëm.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës në qendër të Athinës.

Burri 45 vjeçar ka qëlluar me gjakftohtësi të shoqen 40 vjeçare duke e rrëzuar në tokëm në gjendje koma, pasi e plagosi në kokë, publikisht në mes të rrugës.

Viktima u dërgua në spitalin shtetëror universitar të Athinës ku raportohet se gjendja e saj është kritike për jetën.

Ngjarja ka shkaktuar panik dhe pasiguri në rrugën Aristomenous 105, në Shën Pandelimona, zonë e qendrës së Athinës.

Pa vonesë atje mbërritën forca të shumta policore. Nga hetimi doli se burri e qëlloi të shoqen me një plumb të vetëm në kokë me pistoletë që mbante pa leje.

Policia ka arrestuar jo vetëm të dyshuarin e vrasjes por edhe të birin pasi ai akuzohet se ka nxitur të atin që ta qëllojë 40 vjeçaren, akt që u krye “me sukses” me armen me fisheke te kalibrit 22 mm.

Sipas hetimit, ngjarja ka ndodhur në kushtet e xhelozisë dhe akuzave për prishje të familjes nga djali 20 vjeçar i çiftit dhe akuza për tradhti bashkëshortore që përforconte burri i 40 vjeçares.

n.s/r.n/NOA

KOMENTE