Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fule: Ke Nuk Ndryshon Rekomandimin Pozitiv Për Maqedoninë Për Negociatat Për Anëtarësim Në Be
English

Fule: Ke Nuk Ndryshon Rekomandimin Pozitiv Për Maqedoninë Për Negociatat Për Anëtarësim Në Be

BRUKSEL, 27 korrik /ATSH-MIA/ - Komisioni Evropian nuk e ndryshon rekomandimin pozitiv nga viti i kaluar për fillimin e negociatave për hyrjen e Maqedonisë në BE, deklaroi sot Stefan Fule, komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, pas takimit të shtatë të Këshillit për Stabilizim dhe Asocim (KSA) të Republikës së Maqedonisë me BE-në. "Shqyrtuam nëse reformat janë ngadalësuar ose jo dhe vërtetuam se ka momentum të ri në reformat", tha Fule në një konferencë për shtyp. Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Antonio Miloshoski tha se vendi do të vazhdojë reformat në administratë, drejtësi, ekonomi dhe luftën kundër korrupsionit. Shefi i diplomacisë theksoi se Maqedonia do ta vazhdojë partneritetin me KE-në për fillimin e negociatave hyrëse me BE-në. Ai shprehu kënaqësinë që homologu i tij belg konfirmoi se Belgjika, si kryesuese e BE-së, tregon interes për Maqedoninë. "Ishte e këndshme të dëgjohej nga Fulja se ai është i bindur se fryma dhe momentumi reformues po mbahet në nivel të kënaqshëm dhe se reformat duhet të vazhdojnë", deklaroi Miloshoski./ a.jor.
KOMENTE