Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Greqi - Grupi ''Sekti I Revolucionarëve'' Merr Përgjegjësinë E Vrasjes Së Një Gazetari Të Njohur
English

Greqi - Grupi ''Sekti I Revolucionarëve'' Merr Përgjegjësinë E Vrasjes Së Një Gazetari Të Njohur

ATHINË, 27 korrik /ATSH-AFP/ - Grupi ekstremist grek "Sekti i revolucionarëve'' mori përsipër sot vrasjen e një gazetari të njohur më 19 korrik përpara shtëpisë së tij, njoftuan burime policore. Ato shtuan se grupi i ka dërguar një letër gazetës greke ''Ta Nea'', ku merrte përgjegjësinë për atentatin. I shfaqur për herë të parë në shkurt 2009, pas trazirave urbane të dhjetorit 2008, "Sekti i revolucionarëve" ka marrë përgjegjësinë edhe për sulme të tjera të dhunshme. Gazetari investigativ, Sokratis Guiolias, 37 vjeç, drejtor i radios private ''Thema FM'', u vra përpara shtëpisë së tij me 16 plumba nga dy armë të kalibrit 9,0 milimetra./ a.jor.
KOMENTE