Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Operacioni “Shëtitësit”, kapen dy të kërkuar për vjedhje
English

Operacioni “Shëtitësit”, kapen dy të kërkuar për vjedhje

Durrës, 27 Korrik, NOA - Në vijim të operacionit “Shëtitësit”, të zhvilluar nga strukturat e policisë së Durrësit, në drejtim të parandalimit e goditjes së veprave penale kundër pronës, u bë arrestimi në flagrancë i dy personave të shpallur në kërkim.

Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, bëhet fjalë për personat me inicialet Xh.A., 14-vjeç dhe D.D., 17-vjeç; që të dy lindur dhe banues në Vorë të Tiranës.

Arrestimi i tyre u bë për arsye se ata janë kapur në flagrancë nga ana e patrullës së policisë në mjediset e dyqanit që është pronë e personit me inicialet E.Q. në qytetin e Durrësit.

Po kështu, në vijim të punës hetimore të kryer, u arrit të dokumentohet se këta dy persona në fjalë, në bashkëpunim edhe me personin B.Xh. (tashmë i arrestuar për këtë ngjarje), janë autorë të dyshuar të vjedhjes së lokalit të personit me inicialet M.T.; ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Durrësit.

U kryen te gjitha veprimet hetimore dhe materialet për veprën penale të “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim”, të cilat iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE