Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KLD do të zgjedhë anëtarët e rinj në shtator, gjyqtarët i thonë “po” Konferencës Gjyqësore Kombëtare
English

KLD do të zgjedhë anëtarët e rinj në shtator, gjyqtarët i thonë “po” Konferencës Gjyqësore Kombëtare

Tiranë, 28 korrik, NOA – Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të zgjedhë anëtarët e rinj brenda dy javëve të para të shtatorit.

Këtë e vendoi sot mbledhja e thirrur nga Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, ku merrte pjesë e dhe nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu.

Në këtë takim, thuhet në njoftimin për shtyp të Gjykatës së Lartë, u vendos ngritja e një grupi pune, i cili do të hartojë projekt-rregulloren për funksionimin e Konferencës zgjedhore me qëllim zgjedhjen e anëtarëvë të rinj të KLD-së, brenda dy javëve të para të shtatorit.

Më pas kjo projekt-rregullore do t’i nënshtrohet procesit të shqyrtimit nga të gjithë gjyqtarët, në një takim të përbashkët, që do të organizohet në fund të muajit shtator.

Në tryezën e rrumbullakët konsultative, kryetarët e gjykatave të Republikës dhe përfaqësues të shoqatave të gjyqtarëve diskutuan për përpjekjet e vazhdueshme për të zgjidhur situatën e krijuar brenda pushtetit gjyqësor, lidhur me funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare në kushtet e vakumit ligjor për rregullimin e saj.

Duke vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të këtij organi për mirëfunksionimin e pushtetit gjyqësor, në funksion të mbrojtjes së pavarësisë së pushtetit gjyqësor, sot përfaqësuesit e gjyqësorit, i thanë “po” njëzëri mbledhjes së Konferencës Gjyqësore Kombëtare edhe në mungesë të ligjit organik.

Konferenca Gjyqësore Kombëtare parashikohet të organizohet gjatë dy javëve të para të muajit nëntor.

mit/NOA
KOMENTE