Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident në rrugën Tepelenë-Lopës, dy të vdekur dhe katër të plagosur
English

Aksident në rrugën Tepelenë-Lopës, dy të vdekur dhe katër të plagosur

Tepelenë, 29 korrik, NOA – Dy persona kanë gjetur vdekjen gjysmë ore më parë në një aksident të ndodhur në rrugën Tepelenë-Lopës dhe katër të tjerë janë plagosur.

Burime nga vendngjarja thanë se aksidenti ndodhi pasi makina me targë të Tiranës, TR 58 30 doli nga rruga, në këtë segment rrugor Tepelenë-Lopës.

Sipas të njëjtave burime, në këtë aksident fatal gjeti vdekjen drejtuesi i automjetit Zigur Tafilaj dhe një shtetase tjetër, me iniciale Sh.G.

Në këtë aksident të rëndë kanë marrë plagë edhe katër persona të tjerë, dy prej të cilëve janë fëmijë.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin, por sipas të gjitha gjasave dyshohet që shkak i tij të jetë shpejtësia tej normave të lejuara.

Katër të plagosurit janë dërguar menjëherë për të marrë mjekime në spitalin e Gjirokastrës. Vijon...

NOA
KOMENTE