Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Publikohet raporti për lirinë e medias, OSBE: Rasti “Pango”, shqetësues
English

Publikohet raporti për lirinë e medias, OSBE: Rasti “Pango”, shqetësues

Vjenë, 29 Korrik, NOA – Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë e ka vlerësuar si shqetësues rastin “Pango”, për të cilin media Top-Channel është gjobitur nga organi gjyqësor me shumën e 400 mijë eurove.

Ky shqetësim është ngritur prej OSBE-së në raportin e saj vjetor për lirinë e medias në shtetet anëtare, përfshirë edhe Shqipërinë, ku rasti i lartpërmendur citohet si precedent që tregon se mediat në vendin tonë janë të cunguara dhe të kufizuara.

Raporti u prezantua sot në Qendrën e Kongreseve në Vjenë nga përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatovic.

Ajo ka bërë publik rezultatet e monitorimit të lirisë së medias në 56 vende anëtare të OSBE-së, duke përcaktuar statusin që gëzon liria e medias brenda tyre, shoqëruar me sfidat në këtë drejtim.

Konkretisht, në pjesën ku Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka analizuar situatën e lirisë së medias në Shqipëri, Mijatovic përmendi rastin "Pango" dhe dënimin me gjobë 400.000 euro ndaj televizionit Top-Channel.

n.e/NOA

KOMENTE