Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha Takon Drejtorin E Naac, Avni Mustafaj
English

Berisha Takon Drejtorin E Naac, Avni Mustafaj

TIRANË, 30 Korrik/ATSH, A.Gegvataj /- Kryeministri Berisha priti sot në një takim, Drejtorin Ekzekutiv të Këshillit Kombëtar Amerikano-Shqiptar (NAAC), Avni Mustafaj. Zyra e shtypit e qeverisë bëri të ditur se Berisha vlerësi në këtë takim kontributin dhe rolin thelbësor të NAAC-së, por edhe të gjithë diasporës shqiptare në SHBA, duke mbajtur gjallë shpirtin e shqiptarizmit si në të shkuarën, por edhe me rolin e saj në zhvillimet demokratik. Gjatë bisedës, temë kryesore ishte opinioni i GJND-së për pavarësinë e Kosovës, ku kryeministri Berisha theksoi se "ky vendim përbën për të gjithë shqiptarët fitoren më të rëndësishme në historinë e tyre, shpërblimin më të madh dhe mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë atyre që me sakrificën e tyre sublime, me luftën dhe përpjekjet e tyre bënë të mundur pavarësinë e Kosovës". Në këtë kontekst, Berisha shprehu vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të dhënë gjithë kontributin e saj për një kapitull të ri në historinë e marrëdhënieve midis serbëve dhe shqiptarëve, mes Tiranës dhe Beogradit si dhe të ndihmojë, me aq sa ka mundësi, në marrëdhëniet midis Prishtinës dhe Beogradit. Më tej, kreu i ekzekutivit e njohu drejtorin e NAAC dhe me reformat politike dhe ekonomike që ka ndërmarrë Shqipëria në kuadër të plotësimit të kritereve për liberalizimin e vizave dhe integrimin e vendit në BE. Nga ana e tij, z. Mustafaj vlerësoi kontributin dhe përpjekjet e jashtëzakonshëm të qeverisë shqiptare në njohjen e pavarësisë së Kosovës. /k.sh/
KOMENTE