Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prurjet e emigrantëve forcojnë lekun
English

Prurjet e emigrantëve forcojnë lekun

Tiranë, 30 korrik, NOA, Rajmonda Lajthia - Sikundër pritej, kjo verë ka ndikuar sadopak në forcimin e monedhës vendase, kundrejt valutave euro/dollarë.

Ky është një lajm i mirë, në këtë sezon veror, për të gjithë ata, që kërkojnë të blejnë euro, për të kaluar pushimet jashtë vendit dhe që duan të bëjnë llogaritë e shpenzimeve.

Në tregun valutor, një euro ka arritur në këto ditë vere në kufijtë e 135-136 lekëve, krahasuar me nivelin prej 139 të shënuar gjatë këtij fillim viti.

Sipas agjentëve valutorë, kjo situatë është sezonale dhe ka ardhur si pasojë e prurjeve të emigrantëve.

Sipas tyre, parashikohet që ky nivel kursi euro/lekë do të jetë edhe gjatë muajit gusht. Parashikimi i ekspertëve të ekonomisë është se kjo situatë nuk do të vazhdojë gjatë, pasi me largimin e emigrantëve, leku do të rinisë të zhvlerësohet.

Duke qenë se pjesa më e madhe e tregtisë së vendit bëhet nga shtetet fqinjë Greqi, Itali edhe kursi i këmbimit varet nga zhvillimet ekonomike të tyre.

Papunësia e emingrantëve shqiptarë në këto shtete bënë, që ata të sjellin më pak kursime në Shqipëri.

Por, ajo që vlen për tu theksuar është se edhe bankat e nivelit të dytë në Shqipëri këtë verë, nuk kanë reklamuar norma të favorshme interesi për depozitat, në mënyrë që të thithin sa më shume kursime nga emigrantët.

Por, ka ndodhur e kundërta.

Normat e depozitave kanë pësuar rënie, ndërsa të kredive rritje.

r.l/NOA
KOMENTE