Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pogradec: Arrestohen Dy Persona Për Gjobëvënie Dhe Kanosje
English

Pogradec: Arrestohen Dy Persona Për Gjobëvënie Dhe Kanosje

POGRADEC, 31 korrik /ATSH-Behar Fejzulla/ - Dy persona të dyshuar për gjobëvënie u arrestuan të shtunën, bëri të ditur policia e qarkut të Korçës. Zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë, Eftiola Kacorri, deklaroi se policia ka arrestuar në Meardi Berberin, 24 vjeç, dhe Aleks Hamzallarin, 27 vjeç, nga Pogradeci, të cilët, sipas saj, dyshohen se i kanë vënë një gjobë një qytetari dhe e kanë kërcënuar atë me jetë. Sipas saj, dyshohet se të arrestuarit i kanë vënë një gjobë prej 4000 eurosh një personi me inicialet GJ.L. banor i qytetit të Pogradecit. Dy të arrestuarit kishin kërcënuar se do ta vrisnin GJ.L, nëse ai nuk paguante gjobën, ose nëse lajmëronte policinë, bëri të ditur zëdhënësja e policisë. Mësohet se policia ka të dhëna se dy personat e arrestuar e kanë kryer të njëjtën vepër penale dhe ndaj disa bizneseve në Progadec. Aleks Hamzallari rezulton edhe i dënuar më parë vrasje të mbetur në tentativë, bëri të ditur policia./ch/
KOMENTE