Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sport/ Shkodër: Vllaznia, Bilan Negativ Në Ndeshjet Miqësore
English

Sport/ Shkodër: Vllaznia, Bilan Negativ Në Ndeshjet Miqësore

SHKODËR, 31 Korrik/ATSH-G. Marku/.-Vllaznia humbi të shtunën ndeshjen e tretë në radhën e miqësoreve që që ka zhvilluar në përgatitje për sezonin e ri futbollistik. Ndeshja që u zhvillua në qytetin Svatibor të Serbisë u fitua nga ekipi Nikshiqit me rezultatin 2 me 0, konfirmuan në telefon për ATSH-në burime pranë ekipit shkodran. Vllaznia ka zhvilluar katër ndeshje miqësore, prej të cilave ka fituar vetëm një, duke nxjerrë në pah problemet e skuadrës që, sipas specialistëve, janë shfaqur në gjithë repartet e ekipit. Fitorja e vetme ka qenë ndaj ekipit të Mamurrasit, i cili luan në një kategori më poshtë se Vllaznia në kampionatin shqiptar. Ndaj Sutjeskës, në formacionin e parë të Vllaznisë u aktivizuan këta lojtarë: Vujadinoviç, Smajli, Rajoviç, Kukaj, Gocaj, Shtubina, Kaçi, Nallbani, Sykaj, Nimani e Jumiç. Miqësoren tjetër skuadra shkodrane do ta zhvillojë përballë skuadrës malazeze Zeta të Podgoricës./ch/
KOMENTE