Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vlorë: Flakët E Zjarrit Djegin 50 Hektarë Shkurre
English

Vlorë: Flakët E Zjarrit Djegin 50 Hektarë Shkurre

VLORË, 31 korrik /ATSH-H.Koçi/ - Një vatër zjarri u shfaq mesditën e sotme në zonën e kodrave të Shashicës, që rrethojnë qytetin e Vlorës, në pjesën lindore të tij. Flakët e zjarrit, të ndihmuara dhe nga era, u përhapën me shpejtësi duke djegur dhe shkrumbuar plotësisht një sipërfaqe rreth 50 hektarësh me shkurre. Shefi i Policisë Pyjore, Xhorxhi Goxhara, u shpreh për ATSH-në se, megjithë përpjekjet për ta dominuar, vatra e zjarrit u zgjerua dhe përfshiu një sipërfaqe të gjerë. Flakët rrezikuan dhe disa stane që ndodhen në zonë, të cilat, gjithsesi, nuk u përfshinë nga flakët. Goxhara, tha se vatra e zjarrit është pasojë e veprimeve të çobanëve të kësaj zone, të cilët synojnë të zgjerojnë hapësirat e kullotave. Flakët erdhën fillimisht nga fshati Vodicë, rreth 5 km në lindje të kodrave të Shashicës, duke u favorizuar nga era e fortë. Aktualisht vatra e zjarrit është nën kontroll./ch/
KOMENTE