Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
''Washington Post'': Shba Parashikon Vendosjen E Një Sistemi Anti-Raketë Në Evropën Jugore
English

''Washington Post'': Shba Parashikon Vendosjen E Një Sistemi Anti-Raketë Në Evropën Jugore

UASHINGTON, 1 gusht /ATSH-AFP/ - SHBA-ja po përgatitet për vendosjen e një sistemi mbrojtës anti-raketë në pjesën jugore të Evropës në kuadër të masave të konsolidimit të sistemeve të mbrojtjes rajonale kundër sulmeve me raketa nga Irani, njoftoi e përditshmja amerikane ''Washington Post''. E përditshmja amerikane, që citon zyrtarë të Ministrisë amerikane të Mbrojtjes konfirmoi se Pentagoni është në prag të një marrëveshjeje për vendosjen e një stacioni radar tokësor në Turqi ose Bullgari. ''Vendosja e radarit do të mundësojë që gjatë vitit 2011 të fillojë faza e parë e sistemit mbrojtës antiraketë'', shtoi e përditshmja ''Washington Post". Në shtator 2009, presidenti amerikan, Barack Obama hoqi dorë nga një projekt për sistemin antiraketë mbështetur nga paraardhësi i tij George W. Bush dhe që parashikonte vendosjen e një radari të fuqishëm në Republikën çeke dhe 10 raketave balistike me rreze të gjatë veprimi në Poloni deri në vitin 2013./ /ec/
KOMENTE