Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bien nga skela, plagosen rëndë dy punëtorë
English

Bien nga skela, plagosen rëndë dy punëtorë

Tiranë, 2 Gusht, NOA – Ndërsa ishin duke punuar mbi një skelë, dy punëtorë janë rrëzuar në orët e pasdites së sotme, duke pësuar plagosje në trupat e tyre.

Ngjarja konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime të policisë së Tiranës, duke saktësuar se ajo ka ndodhur në një pallat pranë stacionit të trenit në Tiranë.

Ndërsa dy punëtorët e lënduar mësohet se janë përktaësisht Shpëtim Angjelliu 28

vjeç dhe Angjell Ndojani 27 vjeç, të cilët kanë qenë duke punuar në momentin kur kanë rënë nga kati i tretë i këtij pallati.

Menjëherë ata janë dërguar urgjentisht në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ku mësohet se 28-vjeçari Shpëtim Angjelliu ndodhet në gjendje të rëndë për jetën ... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE