Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpërthim në Gaza, të paktën 33 të plagosur
English

Shpërthim në Gaza, të paktën 33 të plagosur

Tridhjetë palestinezë u plagosën në një shpërthim në kampin e refugjatëve të Deir al Balah, në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga burimet mjekësore palestineze. Shpërthimi shkatërroi një shtëpi, në të cilën jetonte një përgjegjës i krahut të armatosur të Hamasit, Ezzedine Al Qassam, duke plagosur rëndë një grua dhe më lehtë banorët e tjerë të saj. Lëvizja islamike ka folur menjëherë për një bombardim izraelit, fakt i cili u mohua nga Izraeli.

Qëllimi i këtij shpërthimi me sa duket ishte, Ala Al-Danf, i cili i shpëtoi vdekjes me familjen e tij dhe njihet për prodhimin e raketave të cilat janë nisur kundër Izraelit. Shumica e të plagosurve duhet thënë se nuk ka qenë e rëndë, por shpërthimi ka dëmtuar rëndë të paktën pesë shtëpi përfshirë këtu dhe atë të Al-Danf. Ushtria e shtetit hebraik ka mohuar faktin se kanë kryer një sulm dhe ka shtuar se shpërthimi ka ndodhur brenda shtëpisë të Hamasit.

r.b/NOA

KOMENTE