Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bilardo: Maradona mund të rikthehet në postin që mbante
English

Bilardo: Maradona mund të rikthehet në postin që mbante

Buenos Ajres, 3 Gusht, NOA – “Diego Maradona mund të rikthehet. Unë nuk i mbylla dyert. Ne nuk e dimë se çfarë janë dyert e hapura, por ka mundësi për një takim tjetër”.

Kështu është shprehur gjatë një interviste, manaxheri i skuadrave kombëtare, Karlos Bilardo, i cili u akuzua nga Maradona për tradhëti pak javë më parë, ndërsa iu komunikua lajmi i shkarkimit të tij nga drejtimi i Kombëtares së Argjentinës.

“Hulio Grondona më gënjeu, ndërsa Karlos Bilardo më tradhtoi”, mësohet të jetë shprehur konkretisht Maradona.

E duket se i mbetur keq pas kësaj shprehje, Bilardo e ka hedhur poshtë atë duke dashur ta përmirësojë disi me faktin se Maradona mund të rikthehet në drejtimin e Kombëtares Argjentinase.

Pasi u njoh me vendimin e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Argjentinase të Futbollit, Diego Maradona ka sulmuar dy drejtuesit e lartë të saj, konkretisht presidentin Hulio Grandona dhe “Ka që në vitin 1990 që skuadra kombëtare argjentinase nuk shkon më shumë se deri në çerekfinalen e një Botërori, kështu që diçka nuk funksionon nga lart. Duhen parë më mirë këto gjëra”, tha ai në një konferencë për shtyp, mjaft i revoltuar.

n.e/NOA

KOMENTE