Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër, kanosi kushëririn me armë zjarri, arrestohet 21 vjeçari
English

Shkodër, kanosi kushëririn me armë zjarri, arrestohet 21 vjeçari

Shkodër, 3 gusht, NOA – Qëlloi me armë zjarri në ajër pranë banesës së kushëririt të tij, por prangoset nga policia 21 vjeçari.

Burime nga policia e Shkodrës, thanë për agjencinë NOA se mbrëmë, rreth orës 01.30 pas mesnatës uniformat blu të komisariatit të policisë së Shkodrës arrestuan në flagrancë 21 vjeçarin Renato Malocaj.

Policia i tha korrespondentit tonë se 21 vjeçari, banues në lagjen “Malocaj” të fshatit Trush në Komunën Bërdicë të Shkodrës, ka kanosur me armë në ajër kushëririn e tij.

Sipas policisë 21 vjeçari mbrëmë, rreth orës 1 pas mesnatës, u kap në flagrancë me një armë automatik, së bashku me dy krehra pa fishekë, të cilat i mbante pa leje.

21 vjeçari Renato Malocaj pas një konflikti të çastit më kushëririn e tij, A. Malocaj, banor edhe ky në fshatin Trush, i është afruar banesës së këtij të fundit duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Mbi 21 vjeçarin Renato Malocaj rëndëjnë akuzat për kanosje me armë zjarrin dhe armëmbajtje pa leje.

mit/NOA
KOMENTE