Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës, aksidentoi për vdekje, 31 vjeçarin me motoçikletë, arrestohet drejtuesi i makinës
English

Durrës, aksidentoi për vdekje, 31 vjeçarin me motoçikletë, arrestohet drejtuesi i makinës

Durrës, 4 gusht, NOA – Një 31 vjeçar ndërsa udhëtonte me motoçikletë, ka gjetur vdekjen pas përplasjes nga një makinë.

Ngjarja bën të ditur korrespondenti i NOA-s, ndodhi sot rreth orës 01.00 pas mesnate.

I aksidentuari që pësoi përlasjen fatale për jetën, është Klodian Jaupi.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit thanë se ngjarja ndodhi në aksin rrugor Muzeu i Dëshmorëve, pranë Gjykatës së Rrethit në Durrës.

Një makinë tip volksvagen, me targë DR-2459-B, e drejtuar nga 27 vjeçari Ilir Kokaj ka aksidentuar për vdekje 31 vjeçarin Klodian Jaupi, banues në lagjen Nr.6 të Durrësit, i cili po udhëtonte me motoçikletën e tij tip “Suzuki” me targë BD02257.

Policia ka prangosur drejtuesin e automjetit, Ilir Kokaj nga Mamurrasi dhe banues në të njëjtën lagje me viktimën.

Arrestimi i Ilir Kokaj, u bë sot në orën 10.30.

Nga hetimet e deritanishme mendohet se aksidenti është shkaktuar nga shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, nga ana e drejtuesit të makinës, që gjatë përplasjes, i mori jetën 31 vjeçarit, Klodian Jaupi.

mit/NOA
KOMENTE