Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
MB, pasaportat biometrike: Orare të zgjatura në zyrat e aplikimit dhe të shpërndarjes
English

MB, pasaportat biometrike: Orare të zgjatura në zyrat e aplikimit dhe të shpërndarjes

Tiranë, 5 gusht, NOA – Mbi 880 mijë shtetas kanë aplikuar deri dje për pasaportë biometrike, ndërsa janë prodhuar mbi 840 mijë pasaporta biometrike.

Ministria e Brendshme përmes një komunikate për shtyp lajmëroi se kompania konçesionare “Aleat” po aplikon orare të zgjatura të punës në zyrat e aplikimit për pasaporta, në 77 bashki e komuna dhe në 21 zyra të shpërndarjes së dokumenteve të identitetit.

Ministria e Brendshme ka konfirmuar se në të 77 zyrat e aplikimit si dhe në 21 zyra të shpërndarjes janë marrë të gjitha masat për mbajtjen hapur me orare të zgjatura, nga ora 08:30 deri në orën 19:00.

Zgjatja e orareve, vjen pikërisht si përgjigje e kërkesës së dikasterit të Brendshëm, drejtuar kompanisë në 20 korrik, ku MB i kërkonte kompanisë të zgjaste oraret e punës në zyrat e aplikimit për dokumenta identiteti pranë zyrave të Gjendjes Civile dhe në zyrat e shpërndarjes pranë komisariateve dhe drejtorive të policisë në qarqe.

Sipas ministrisë së Brendshme, këto zyra do të jenë të hapura dhe ditën e shtunë, ndërsa ditën e diel do të jenë të hapura zyrat e aplikimit në 12 qytete qendër qarku si dhe në bashkitë Kavajë, Lushnjë, Sarandë, Kamëz si dhe në komunën Paskuqan.

Në të njëjtën mënyrë, thekson komunikata e MB-së, do të punojnë edhe zyrat e shpërndarjes.

Ministria e Brendshme mësohet t’i këtë kërkuar kompanisë koncesionare “Aleat”, që në rast se do të ketë fluks qytetarësh dhe në bashki e komuna të tjera, duhet të aplikohet regjimi i mësipërm, si dhe të shtohet numri i bashkive e komunave, ku punohet dhe ditën e diel, varësisht nga fluksi i qytetarëve.

mit/NOA
KOMENTE