Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Vokshi e Berisha përgjegjës për kontratat abuzive të naftës
English

PS: Vokshi e Berisha përgjegjës për kontratat abuzive të naftës

Tiranë, 7 gusht, NOA – Partia Socialiste akuzoi sot kryeministrin Sali Berisha se i ka dhënë burrit të deputetes Albana Vokshi dy kontrata për shfrytëzimin e puseve të naftës duke shkelur ligjin.

Deputeti i PS-së, Artan Gaçi, u shpreh në një konferencë për shtyp se vendimi i kryeministrit Berisha për dhënien e pasurisë së shqiptarëve është marrë nën këshillin e ish-këshilltares Vokshi, e cila sot është deputete e PD.

Gaçi u shpreh se Berisha dhe deputetja duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe t’u tregojnë shqiptarëve se të vërtetën në lidhje me shkeljen e ligji.

“Berisha po vjedh hapur pasurinë tonë të përbashkët”, u shpreh deputeti i PS-së.

Sipas tij janë tre zona naftë mbajtëse që janë dhënë me konçension për burrin e deputetes në shkelje me ligjin.

“Tre zonat që i janë falur Albana Vokshit janë zona naftë mbajtëse Ballsh Cakran e Goricë”, u shpreh Gaçi.

NOA

KOMENTE