Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA-BE, përpjekje për ndryshimin e projekt-rezolutës serbe
English

SHBA-BE, përpjekje për ndryshimin e projekt-rezolutës serbe

Nju Jork, 7 Gusht, NOA – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian jnë duke bërë përpjekje që të ndryshojnë projekt-rezolutën serbe, e cila u dorëzua në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kjo ndodhi vetëm një javë pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, sipas të cilës, ajo nuk shkelte asnjë ligj ndërkombëtar.

Autoritetet serbe, nga ana e tyre kanë këmbëngulur në qëndrimin e mos përfshirjes së vendimit të GJND-së në tekstin e projekt-rezolutës së tyre për Kosovën.

Qëndrimi i një numri vendesh anëtare të BE-së dhe Uashingtonit zyrtar u është bërë i qartë autoriteteve serbe, se vendimi i GJND-së mbyll çështjen e statusit të Kosovës dhe ai, sipas tyre, hap perspektiva të reja për të dyja vendet.

Mësohet se Bashkimi Evropian po punon të shtyjë një projekt-rezolutë të saj, që do të ndërlikonte punimet e vetë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

n.e/NOA

KOMENTE