Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjermania i jep 100 mijë maska gazi Rusisë
English

Gjermania i jep 100 mijë maska gazi Rusisë

Berlin, 8 gusht, NOA - Gjermania ka filluar një program ndihme të menjëhershme për të mbështetur Rusinë në luftën e saj kundër djegjes së pyjeve.

Së pari do të dërgohen 100.000 maska për mbrojtjen e frymëmarrjes. Përveç kësaj, sipas ministrisë së brendshme, Gjermania do të vërë në dispozicion pompa dhe motorë që shpërndajnë ujë edhe në distanca të largëta.

Zyra ruse për mbrojtjen nga katastrofat kish kërkuar më parë ndihmë nga qeveria gjermane.

Prej ditësh tashmë qindra mijëra rusë luftojnë kundër flakëve në pyje dhe fshatëra rusë. 52 njerëz kanë humbur deri tani jetën nga kjo katastrofë.

Rreth 4.000 njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre. Moska vazhdon të jetë e rrethuar nga tymi dendur që vjen nga të gjitha anët.

NOA

KOMENTE