Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qytetet me emrat më të gjatë në botë, ku janë dhe si shpjegohen
English

Qytetet me emrat më të gjatë në botë, ku janë dhe si shpjegohen

Tiranë, 9 gusht 2010, NOA- Në botë ka disa qytete që kanë emra me të vërtetë të pazakontë, shumë të gjatë dhe të pashqiptueshëm.

Qyteti që ka emrin më të gjatë është Bangkok, kryeqyteti i Tajlandës. Bangkok, në fakt, në Tajlandë emërtohet me 169 shkronja “Krungthepmahanakhon Amonrattanakosin Mahintharayutthaya Mahadilokphop Noppharatratchathaniburirom

Udomratchaniwetmahasathan Amonphimanawatansathit Sakkathattiyawitsanukamprasit”, (Qyteti i engjëjve, qyteti i madh, qyteti i gëzimit të përjetshëm, qyteti i papërshkruar i Perëndisë Indra, kryeqyteti i mrekullueshem i botës me gur të çmuar, qyteti i lumtur, një qytet i bekuar nga Indra dhe ndërtuar për Vishnukam...).

Por Bangkok nuk është qyteti i vetëm që ka një emër aq të gjatë dhe të pashqiptueshëm. Në Zelandën e Re, për shembull, është:

“Taumatawhakatangihangakoauauotamateaturipukakapikimaungahoro-nukupokaiwhenuakitanatahu”, një vend afër Porangahau.

Kuptimin i tij është: “skaji i vendit, ku Tamatea, njeriu me gjunjë të mëdha rrëshqiti, u ngjit dhe gëlltiti male, duke ecur kësaj toke, i cili është i njohur si hamës i tokës e luajti me flautin e tij për të dashurën”.

Pa shkuar aq larg, ne mund të shikojmë më afër për të zbuluar se edhe në Mbretërinë e Bashkuar është një vend me emër të pazakontë.

Në Uells në fakt, është qyteti “'Llanfairpwllgwyngyllgogerychwyrndrobwllllantysiliogogogoch”, emri i të cilit do të thotë 'Kisha e Shën Marisë në luginën e bardhë, pranë dhe kisha e San Tysilio afër shpellës së kuqe”.

Por ky emër i pazakontë është rezultat i një transaksioni biznesi të hartuar nga vendasit në shekullin e nëntëmbëdhjetë.

Fshati, i njohur fillimisht si Llanfair Pwllgwyngyll, për shkak të ndryshimit të emrit ka fituar titullin e qytetit me emrin më të gjatë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ai është bërë një ndalesë për turistët dhe kuriozët.

a.e./NOA

KOMENTE
  • Anizel23:07 - 01 Tetor 2010
    ...Lexoni kete İnformacion dhe me pyesni mua ne lidhje me Tajlanden..... ...SUPER.....