Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Stinner: Serbia të ndreqë raportet e fqinjësisë me Kosovën
English

Stinner: Serbia të ndreqë raportet e fqinjësisë me Kosovën

Berlin, 8 gusht, NOA – “Serbia duhet të ndreqë marrëdhëniet me fqinjët e saj, duke përfshirë këtu edhe Kosovën”.

Kështu ka deklaruar sot zëdhënësi i Partisë Liberale të Gjermanisë, Rainer Stinner.

Duke folur sa i përket procesit të integrimit të Serbisë në BE, një nga kërkesat më të domosdoshme për Serbinë, Stinner theksoi se “për tu integruar, Serbia duhet të plotësojë kriteret ekonomike e politike dhe të ndreqë marrëdhëniet me fqinjët, duke përfshirë këtu edhe Kosovën.

Duke iu referuar mbështetjes së Gjermanisë ndaj pavarësisë së Kosovës, Stnner siguroi se “Berlini zyrtar e njeh shtetin e Kosovës dhe këtu nuk mbetet asgjë për tu debatuar”.

Rainer Stinner, edhe si njohës i zhvillimeve në Evropën Juglindore, nënvizoi ndër të tjera se “nuk sheh asnjë çështje të rëndësishme rreth Kosovës, që duhet diskutuar e zgjidhur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”.

mit/NOA
KOMENTE