Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i Brendshëm, Basha: Të ndalim armët që qëllojnë e vrasin policë
English

Ministri i Brendshëm, Basha: Të ndalim armët që qëllojnë e vrasin policë

Lexoni: Dritan Dajti, studenti që u kthye në frikën e policisë

Tiranë, 9 Gusht, NOA – Një vit më parë humbën 4 oficerë policie, por dhimbja e madhe na jep forca për të vazhduar më tej në rrugën e sakrificës dhe vendosjes së ligjit, për të bërë që arma e atyre që guxojnë kundër forcave të policisë të mos qëllojë më.

Kështu është shprehur ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha, gjatë ceremonisë së e përkujtimit të 4 oficerëve të policisë, të vrarë një vit më parë gjatë aksionit për kapjen e të shumëkërkuarit, Dritan Dajti.

“4 policët e vrarë janë një shembull frymëzues që na kujton betimin e madh të uniformës së Policisë së Shtetit për të mbrojtur ligjin”, tha në fjalën e tij Basha.

Duke shtuar se 4 policët e vrarë ishin më të mirët e Policisë së Shtetit dhe se ata do të jenë gjithmonë në zemrat tona.

“Policia përballet çdo ditë me vështirësi, - tha më tej ai, - por ne nuk do ndalim përpjekjet për të ndalur çdokënd që godet ndaj saj”.

Ceremonia e përkujtimit të tyre u zhvillua në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, aty ku edhe shumë qytetarë e familjarë të të ndjerëve, kanë qenë të pranishëm gjatë ceremonisë së zhvilluar.

n.e/NOA

Lexoni edhe: Spekulime për Dajtin te "Hakmarrja", flet Orik Shyti: Berisha ka ndryshuar taktikë
KOMENTE